"Ngeci" në barazim ndaj Crotones, Pirlo kërkon kohë për Juventusin e tij
Pa Cristiano Ronaldon, që mungon për shkak të koronavirusit, Juventusi u ndal në barazim 1-1 në ndeshjen ndaj Crotone-s në transfertë

Një ndeshje mjaft e dobët nga lojtarët e Juve-s që nuk arritën të thyenin mbrojtjen kundërshtare.

Nëse situata në renditje nuk është katastrofike (4 pikë pas Milanit kryesues), niveli i lojës që shfaqi ekipi i Andrea Pirlo mund të jetë shqetësues.

Në një prononcim pas ndeshjes, tekniku i ri nuk preferoi të bënte panik dhe kërkoi më tepër kohë: "Ne po humbasim pikë, por do të kthehemi më të fortë. Na duhet kohë dhe aftësi për tu stërvitur të gjithë së bashku. Jemi ekip i ri që duhet të punojmë. Ne nuk kemi punuar shumë në muajt e parë, lojtarët shkuan në ekipin kombëtar dhe të rinjtë duhet të fitojnë përvojë gjatë këtyre ndeshjeve të para", përfundoi trajneri Andrea Pirlo.

Për të parë se si "onja e Vjetër" do të reagojë duhet të presim ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Kievit.
Shtuar më 18/10/2020, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori