Ngecin bisedimet mes Arsenalit dhe United për sulmuesin kilian Alexis Sanchez
Pëlqej
Klubi londinez, Arsenali kërkon edhe 10 milionë paundë nga Man United për sulmuesin kilian Alexis Sanchez.

Armeni Henrikh Mkhitaryan, për ta marrë sulmuesin Alexis Sanchez, “London Evening Standard” raporton se Arsenali kërkon nga Manchester United edhe 10 milionë paundë të tjera, diçka për të cilën nuk kanë biseduar gjatë negociatave deri më sot.

Kjo duket një grackë nga ana e Arsene Wenger, që paralajmëroi diçka të tillë, duke thënë se transferimi mund të dështojë pasi bisedimet mund të ngecin.

“Ashtu siç thatë, jeni mirë të informuar – brenda 24 orëve mund të ndodhë ose jo transferimi”, kishte thënë Wenger.

“Kam punuar në transferime për 30 vite, kështu që shihet sikur do të ndodhë. Por, çdo moment, çdo minutë, gjërat mund të ndryshojnë, kështu është sot tregu”.

“Për sa kohë nuk ka asgjë, duhet të pranoni që mundet mos me ndodh”, tha ai mes tjerash. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori