Ngjarje e rëndë në Indonezi, 23-vejçari mbetet i vdekur pas sulmit të tifozëve kundërshtarë
Pëlqej
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Indonezi gjatë një ndeshje midis klubit të Persib Bandug dhe Persija Jakarta, rivalë të përbetuar me njëri-tjetrin.

Qindra tifozë të kubit Persija Jakarta kanë goditur me shufra hekuri një tifoz të Persib Bandug duke e lënë të vdekur në vend.

23-vjeçari Haringa Sirla ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i përballonte plagët e marra. Ndërsa policia indoneziane ka njoftuar se ka arrestuar 16 veta të cilët kanë qenë pjesëmarrës në këtë sulm ndaj të riut.

Më pas ka reaguar edhe Federata Indoneziane e Futbollit e cila e dënon ashpër rastin në fjalë si dhe shpreh ngushëllimet për të afërmit e viktimës.

Shtuar më 24/09/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori