Ngjarje e rrallë, boksierët përfundojnë në tokë me "knockout" të dyfishtë (VIDEO)
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në një ndeshje boksi ku
përballja mes
boksierëve përfundon me
nokaut të dyfishtë.
Dy boksierë pësuan
nokaut pikërisht në të
njëjtën kohë gjatë një përballje në Indi.
Sa i përket rregullave, nokautet e dyfishta janë aq të rralla saqë shumica e organeve rregulluese të ndeshjeve të boksit nuk i klasifikojnë ato fare.
Megjithatë,
përballja mes këtyre dy
boksierëve përfundoi pa fitues pasi gjyqtari e vlerësoi si barazim.
Dy boksierët duken se i godasin kokat e njëritjeterit në të
njëjtën kohë, ndërsa një person që është duke e incizuar këtë ndeshje dëgjohet duke thënë: “Çfarë ndodhi?”. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2019,
ora 08:57