N'Golo Kante flet pas humbjes ndaj Manchester Cityt
Pëlqej
N’Golo Kante ka folur rreth humbjes turpëruese që Chelsea ka pësuar ndaj Manchester City, me rezultatin 6-0.

“Është e vështirë të shpjegohet. Ata ishin superior. Ishte dështim kolektiv” ka thënë Kante për faqen zyrtare të Chelsea.

“Ata ishin më të mirë që nga minuta e parë deri në fund, dhe ata bën diferencën në minutat e para të pjesës së parë. Ishte shumë e vështirë të ktheheshe nga ajo” vijon Kante.

“Është zhgënjim i madh për të reaguar. Është e vështirë të pranosh një humbje kaq të thellë, por ne kemi shumë ndeshje në vazhdim. Duhet ta mbajmë kokën lartë dhe të shpresojmë për rezultate të mira në fund të këtij sezoni” ka thënë fituesi i Kupës së Botës me Francën. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori