Ngoo drejt rikthimit, Halili tregon se sa u shit dhe Cobbinah
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli pas ndeshjes derbi kundër Partizanit.

Numri një i klubit të bardhebluve mendon se skuadra e tij e meritonte më shumë fitoren, por gjithçka u vendos nga rasti i penalltisë që nuk u dha.

“Kemi bërë vetëm 2 largime, Cobbina dhe Ngoo. Nuk dua të shpjegoj më gjatë sesa kaq. Cobbinah kishet kontratë deri në maj, dhe në përfundim na ka ngelur vetëm Michael. Oferta e Cobbinah ishte 240 mijë dollarë. Nëse nuk e linim të lirë, nuk përfitonim asgjë në maj.

“Skuadra është e plotë. Kam besim, siç e kam thënë edhe vjet. Futbollistët janë bashkë në grup, do ecë, do marshojë përpara. Jo për këtë ndeshje që bëri sot, por kam besim që është një skuadër e mirë. Janë kthyer disa futbollistë, por na mungojnë akoma. I gjithë grupi i lojtarëve do të përfaqësojë bluzën në mënyrë të shkëlqyer, për të marshuar drejt objektivit, që është gjithmonë titulli kampion.

“Gjykimi? Ne kurrë s’do të flasim për arbitrat. Janë pjesë e lojës. Ka dhe gjëra që ndodhin. Në qoftë se ka qenë penallti dhe nuk është dhënë, ky ishte fati, të vazhdojmë përpara. Ngoo? Ai ka një javë që rri te ne, është e kotë të flasim. Të shikojmë çfarë negociatash do kemi. Mund të jetë dhe pjesa e jonë”, – tha Halili.

Shtuar më 04/12/2020, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori