E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Ngrohu stolin për 3 sezone, ylli i Bayern pranon gabimin
Tri vite më parë drejtuesit e Bajernit të Mynihut arritën akordin me Benficën për të transferuar në Munih talentin Renato Sanches.

Asokohe portugezi ishte vetëm 18 vjeç dhe kishte habitur me paraqitjet në Champions League dhe kampionatin portugez. Pak javë pas transferimit Sanches ishte një ndër protagonistët e triumfit të Portugalisë në "Euro 2016".

Tri vite më vonë, eksperienca e Sanches te kampionët e Gjermanisë ka qenë tepër zhgënjyese. Në një intervistë të kryer së fundmi me "Sport1", 21-vjeçari pranoi se kalimi te Bayerni ndodhi më shpejt se ç’duhej.

"Kur u transferova te Bayerni kujtova se isha gati për këtë hap, por nuk ishte aspak kështu. Tani kam filluar të ndihem mirë. Gjermania është shtëpia ime e dytë. Gjithsesi, kjo nuk ndryshon situatën time dua të luaj më shumë".

"Ende nuk kam folur me trajnerin, por do të ulemi të bisedojmë në javët në vazhdim. Trajneri e di si ndihem. Nuk mund të jemi i gëzuar nëse nuk marr më shumë minuta", përfundoi Sanches. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2019, ora 18:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori