Nike ndalon shitjet e produkteve të Kobe Bryant
Pas aksidentit qw i mori jetwn legjendws sw NBA-sw, Nike ka vendosur tw ndalojw shitjen e produkteve qw mbajnw emrin e Kobe Bryant.

Për shumë vite, Kobe bashkëpunoi me Nike, e cila prodhoi një numër të caktuar të atleteve me firmën e tij

Nike ka thënë në një komunikatë për media: "Ai ka qenë njëri prej atletëve më të mirë të gjeneratës së vet dhe ndikimi që ai e ka pasur në botën e sporteve dhe në bashkësinë e basketbollit është i pashoq”.

"Ai ishte anëtar i dashur i familjes Nike, prandaj do të na mungojë shumë. Përgjithmonë Mamba!”, thuhet tutje në komunikatë.

Më pas, kjo kompani njoftoi për ndaljen e shitjes së produkteveBryant.

"Të gjitha produktet e Kobe janë tërhequr dhe të gjithë atyre që kanë porositur online u janë kthyer paratë. Ne nuk do të shesim asnjë produkt të Kobe deri në njoftimin e radhës".
Shtuar më 28/01/2020, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori