Niko Kovac optimist për titullin: Do ta arrijmë Dortmundin
Pëlqej
Bayern Munich arriti të fitonte bindshmë dje ndaj Hannoverit me rezultatin 4-0. Kjo ishte fitorja e 3 radhazi për Bavarezët, teksa tashmë duket sikur e kanë kaluar krizën e rezultateve, shkruan Albeu.com.

Edhe pse janë 9 pikë larg kreut që mbahet nga Borusia e Dortmundit, trajneri Bayernit ngelet optimist për titullin kampion.

"Dua të falënderoj skuadrën për këtë paraqitje, për këtë fitore dhe kënaqësinë që më dha të shihja një ekip perfekt në fushë. Pas barazimit 3-3 ndaj Ajax nuk ishte e lehtë, për treguam se jemi një ekip me karakter dhe që gjithnjë luan për fitore. Bëmë një ndeshje shumë të mirë si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht. Dominuam për 90 minuta, krijuam dhe shënuam shumë gola, ndaj e merituam fitoren."

Duhet ta mbyllim këtë vit me fitore, duke vënë në presion rivalët. Kjo skuadër ka shumë për të dhënë, ndaj jam i bindur se mund t’ia dalim mbanë."
Shtuar më 16/12/2018, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori