Niko Kovac tërbon serbët me këtë veprim
Bayern Munich nesër e pret skuadrën serbe Crvena Zvezda, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Por duket se bavarezet nuk e shohin si sfidë të vështirë përballjen e nesërme. Madje trajneri kroat, Niko Kovac, e ka shokuar opinionin, kur deklaroi se futbollistët e tij do ta kenë pushim një ditë para ndeshjes me Crvena Zvezdan.

Natyrisht që këtë vendim ai e ka marrë edhe në marrëveshje me trajnerin kondicional, me të cilin kanë konstatuar se futbollistët kanë nevojë të relaksohen pak pas ndeshjes me Leipzigun.

Ndërkohë, mediet serbe kanë shtruar pyetjen nëse Kovaq vërtet ka dashur t’i pushojë futbollistët e tij apo ka vlerësuar se Bayern nuk do ta ketë problem ballafaqimin me skuadrën beogradase.
Shtuar më 17/09/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori