Plas lufta në rrjetet sociale, nipi i Agnellit i sulet Barçës dhe "thumbon" Messin për Topin e Artë
France Football” njoftoi zyrtarisht ditën e djeshme se nuk do të ketë një fitues të Topit të Artë për këtë vit.

Një trofe ky që dekadën e fundit ka ndezur rivalitetin mes Mesit dhe Ronaldos, të cilët padyshim që e lakmojnë çmimin më të rëndësishëm individual.

Klubi i Barcelonës ka reaguar në “Twitter” pasi ka mësuar lajmin e “France Football“, duke shkruar në faqen zyrtare: “E kuptojmë. Megjithatë, të gjithë e dinë se kush është më i miri në botë”. Reagimi është shoqëruar e një foto të Leo Mesit, që rreshton edhe 6 trofetë e Topit të Artë të fituar prej tij.

Ditën e sotme ka ardhur edhe kundërpërgjigja nga Lapo Elkann, nipi i presidentit të Juventusit, Anjelli. Po në rrjetin social “Twitter”, Elkan i sulet katalanasve duke thumbuar yllin argjentinas. Sipas tij kampion i vërtetë quhesh kur fiton edhe pasi ndërron skuadër, duke i dalë në mbrojtje kështu Kristiano Ronaldos.

“E dashur Barça. Qartësisht do i caktohej një kampioni të vërtetë, i aftë të fitojë edhe duke ndryshuar skuadrat, jo duke qendruar gjithnjë në të njejtin ekip. Përqendrohuni te objektivat tuaja (përveç kampionatit) në vend që të shkruani budallallëqe në “Twitter”. Forca Ronaldo”, janë fjalët e Lapo Elkann.
Shtuar më 21/07/2020, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori