Nis epoka e sheikëve te Newcastle, fillojnë bisedimet me Cavanin
Menjëherë sapo e mori në dorën e tij, sheiku arab nuk ka ndërmend të humbë kohë për të transferuar sa më parë disa nga yjet më të mirë të futbollit.

Sipas ESPN, veterani i Uruguait Cavani është vetëm një nga emrat në listën e transferimeve, me sulmuesin që i skadon kontrata në verë.

33-vjeçari është gati të largohet nga kryeqyteti francez në fund të sezonit pasi palët duket se nuk po bien dakord për kontratën e re.

Humbja e tyre mund të ishte fitimi i Neëcastle, që synon transferimin e Cavanit në verë dhe tashmë bisedimet janë duke filluar.
Shtuar më 22/04/2020, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori