Sot starton kampionati
europian Euro 2012 i cili këtë vit do të zhvillohet në Poloni e Ukrainë. Spanja kërkon të mbrojë
titullin e fituar në vitin 2008, duke pasur në ekip yje të kalibrit Ksavi, Iniesta, Pike, David Silva apo Torres.
Sfida që do të çelë kërë
europian do të jetë ajo mes Polonisë dhe Greqisë, në orën 18.00 në National Stadium në Varshavë. Janë tetë stadiume në Poloni dhe Ukrainë, duke nisur nga më i vogli me 35 mijë tifozë, tek ai më kolosali në Kiev, ku pret rreth 70 mijë tifozë në fushë.
Janë 16 skuadra kombëtare europiane që do të luftojnë për
titullin kampion, finalja e të cilit do të jetë më 1 korrik, ndërsa gjithsej do të luhen 31 ndeshje. Ceremonia e hapjes së kampionatit do të bëhet në kryeqytetin polak, Varshavë. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2012,
ora 09:40