Nis Kupa e Amerikës, Kolumbia mund SHBA-në (VIDEO)
Kupa e Amerikës ka hapur siparin në orët e para të ditës së sotme, teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vendi organizator u mund 2-0 nga Kolumbia.

Skuadra e Jurgen Klopp pësi gol në minutën e 8-të, pasi Zapata përfitoi nga përgjumia e mbrojtjes së amerikanëve.

Në minutën e 42, James Rodriguez nuk gaboi nga pika e barëdhë dhe i çoi shifra në 2-0 para pushimit ndërmjet pjesëve. SHBA-të dhe Kolumbia bëjnë pjesë në Grupin A bashkë me Paraguajin dhe Kosta Rikën.
Shtuar më 04/06/2016, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori