Nis peticioni, Kobe Bryant gati të vendoset në logon e famshme (FOTO LAJM)

Kobe Bryant është padyshim njeriu i momentit.

Legjenda e basketbollit amerikan humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së dielës (26 janar) duke lënë pas një karrierë të pasur me suksese dhe tituj. 41-vjeçari mbeti i vdekur pasi helikopteri i tij u përplas me një kodër, çka shkaktoi edhe 8 viktima të tjerë.

Shumë nderime janë bërë në emër të Bryant, me sugjerimet që nuk mbarojnë këtu. Së fundmi, për të nderuar 5 herë kampionin e NBA, gazeta prestigjoze spanjolle "MARCA" ka sugjeruar zëvendësimin e logos së NBA me një siluetë të Kobe.

Logoja e tanishme ka siluetë të Jerry West-it të ngulitur brenda mburojës tradicionale, megjithatë disa lojtarë tashmë e kanë mbështetur kërkesën për të bërë një ndryshim.

Ndërkaq, klubi i Dallas Mavericks hoqi nga qarkullimi fanellën numër 24, numër i mbajtur për një kohë të gjatë nga Bryant. Një ide tjetër është që dy ekipet pjesëmarrëse në ndeshjen e NBA All-Star, që do të zhvillohet në ditët në vijim, të veshin fanella me numrin 8 dhe 24, numra të mbajtur nga Bryant.

Peticioni ka nisur të mbledh firmat e para dhe shumë shpejt pritet të dalë në konkluzione.
Shtuar më 27/01/2020, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori