Po zhvillohet seanca dëgjimore për Shqipërinë në CAS
Ka filluar në Lozanë dita e madhe e gjykimit për ndeshjen e 14 tetorit, mes Serbisë dhe Shqipërisë që po gjykohet nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Para seancës dëgjimore, që filloi në orën 8:00, kapiteni Lorik Cana dhe trajneri Gianni de Biasi kryen dhe konsultime te fundit me trupën e avokatëve të kryesuar nga italiani Antonio Rigozzi, përpara se t’i drejtoheshin panelit të gjykatës, ku i pari në radhë ishte Cana dhe më pas trajneri De Biasi.

Pas tyre në radhë janë Drejtues të Federatës Serbe duke nisur nga sekretari i përgjithshëm Zoran Lakovic, shefi i sigurisë në Federatën Serbe Milivoj Mirkov si dhe shefi i personelit të sigurisë te steëartëve në stadiumin Partizani të Beogradit, dhe kapiteni i Serbisë Branislav Ivanovic.

Para Gjykatës do të flasin edhe ekspertë të mirënjohur në arenën Ndërkombëtare, Profesor Sebastien Besson, i specializuar në cështjet e arbitrazhit, profesor në universitetin e Neuchatel që konsiderohet si lideri i brezit të ardhshëm të jurisprudencës zvicerane, dhe Profesor Doktor Alain Macaluso, një tjetër emër i madh i së drejtës ndërkombëtare, lektor në universitetin e Lozanës.

Në fund, të dyja palët do të paraqesin para panelit pretendimet përfundimtare, ndërsa Axhenda e Gjykatës së Arbtitrazhit Sportiv përcakton një seancë të gjatë që përfundon pas orës 18.00.
Shtuar më 17/04/2015, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori