Nis sezoni për klubet e mëdha, Man City e fillon me humbje (VIDEO)
Pëlqej
Në Chicago është luajtur edhe ndeshja e parë e “International Champions Cup 2018” mes kampionëve të Anglisë, Manchester City dhe Dortmund.

Ndeshje e parë e këtij kompeticioni u mbyll me fitoren e gjermanëve
me golin e vetëm të kësaj ndeshje që është shënuar në minutën e 28 të pjesës së parë, kur Gotze ktheu në gol një 11-metërsh.

Me mungesa të shumta, por me një emër të ri në skuadër si Mahrez, kampionët e Anglisë nuk mundën të merrnin të paktën një barazim nga ky takim, ku duhet theksuar fakti se Dortmundi zbriti në fushën e lojës me një formacion më të mirë, duke pasur në lojë disa nga lojtarët që pritet të jenë titullar këtë sezon.

Në këtë turne vere marrin pjesë skuadrat më në zë të futbollit, si Reali i Madridit, Barcelona, Bayern München, Juventus, Roma, Inter, Milan e PSG.

Dortmundi ndeshjen e radhës do e zhvilloi me Liverpoolin të dielën. Edhe Man City do të përballet në ndeshjen e radhës me ekipin e Jurgen Klopp. Kjo sfidë do të zhvillohet me 25 korrik. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2018, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori