Nis shtrimi i tapetit në "Arenën Kombëtare" (FOTO LAJM)

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj, i cili mbikëqyr edhe Komisionin e Infrastrukturës, i cili njofton se ditën e sotme ka nisur shtrimi i tapetit në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Ky është një lajm i mirë për gjithë tifozët kuqezinj, ndërsa tashmë punimeve po u vjen fundi dhe dita e inaugurimit nuk do të jetë e largët. Kujtojmë që Arben Dervishaj ka ndjekur nga afër mbarëvajtjen e punimeve në stadium, që nga fillimi i tyre e deri më sot, ndërsa ato po avancojnë me ritme të shpejta.

Dervishaj teksa poston foto nga nisja e shtrimit të tapetit, shkruan se ky proces përfundon pas rreth 4 ditësh, ndërsa pas një muaji, bari do të jetë i gatshëm për të pritur një ndeshje.
Shtuar më 10/09/2019, ora 20:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori