Fillojnë spastrimet tek Arsenal, nuk shpëton as Walcott
Theo Walcott është shumë pranë zyrtarizimit si futbollist i Evertonit. Sulmuesi i Arsenalit do të kalojë në “Mersyside” për 20 milionë stërlina. 28-vjeçari, që është pjesë e Arsenalit që nga sezoni 2005-2006, ka luajtur vetëm 46 minuta në 6 ndeshje ku është aktkvizuar në Premier League gjatë këtij sezoni.

Synimi i tij është grumbullimi nga trajneri Southgate në Kombëtaren e Anglisë në “Rusi 2018” dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse do të luajë në vazhdimësi. Evertoni i ofroi një kontratë më të mirë financiare se West Hami, ndaj, pasi të kalojë testet mjekësore, do të vihet nën urdhrat e Sam Allardyce.

Me paratë që do të sigurojë nga shitja e Walcott plus një shumë të caktuar, Arsenali do të arrijë të blejë Malcom nga Bordeaux./albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori