Identifikohen dy nga grabitësit e milionave në aeroportin e Rinasit
Nishani sulmon Panuccin: Është i fundit që duhet të flasë për edukatë
Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” në New24 edhe padinë e trajnerit të Kombëtares shqiptare Christian Panuci ndaj tij për dëmtim imazhi, duke kërkuar 100 mijë euro pasi e quajti ‘sharlatan’.

Nishani tha se është një proces në vijim dhe se respekton procedurat ligjore por se Panucci është personi i fundit që duhet të flasë për kulturë dhe edukatë.

Ai këshilloi të shihen pamjet e konferencës për shtyp të Panuccit në ndeshjen me Kosovën.

“Sapo jam njohur nga media se nuk konvergonte adresa, zyra avokatore e ka depozituar adresën në gjykatë. Është kryer konform procedurës. Respektoj shtetin ligjor. Personi i cili ka shfaqur pretendime se është cenuar, është ndoshta i fundit që duhet të flasë për edukatën e kulturën. Merrni klikoni konferencën e tij për shtyp të ndeshjes me Kosovën dhe do shikon se çfarë niveli dhe edukate ka përcjellë ai tek qytetarët shqiptarë, diçka që ne nuk mund ta tolerojmë. Gjithsesi unë respektoj shtetin dhe ligji është garanti i gjithkujt”, deklaroi ish-presidenti Nishani.
Shtuar më 27/10/2018, ora 21:30
Tozzi
e Shtunë 27 Tetor 2018, Ora 21:53
Nuk guxoni ta deboni nga shqiperia se Duka ju vret te gjithve !! Ai eshte i dashuruar tek italianet !!! Duhet te perbini gjithcka nga sharlatanet apo ciset e bretkosave !! Turp turp.. te vij nje majmun dhe te padis ish presidentin e vendit dhe te tjeret te heshtin si kunguj!!!
Tozzi
e Shtunë 27 Tetor 2018, Ora 21:54
Nuk guxoni ta deboni nga shqiperia se Duka ju vret te gjithve !! Ai eshte i dashuruar tek italianet !!! Duhet te perbini gjithcka nga sharlatanet apo ciset e bretkosave !! Turp turp.. te vij nje majmun dhe te padis ish presidentin e vendit dhe te tjeret te heshtin si kunguj!!!
Alban
e Dielë 28 Tetor 2018, Ora 01:17
Menjëherë duhet larguar nga Shqipëria këtë trajnerë të dobët.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori