Nisin akuzat mes klubeve për thyerje të rregullave të izolimit
Lideri i Bundesligës së Austrisë, LASK Linz është akuzuar nga rivalët për mbajtjen e seancave të rregullta stërvitore dhe se kështu ka thyer rregullat për luftim të koronavirusit. Por LASK-u është ankuar se ka qenë viktimë e spiunazhit industrial.

Njëmbëdhjetë prej dymbëdhjetë klubeve të Bundesligës së Austrisë, që do të rifillojë në qershor, kanë thënë se u është prezantuar “video material i pastër” që ka treguar se Linzi ka injoruar këshillat që kufizojnë stërvitjet në grupe të vogla të lojtarëve.

“Këto video çartë tregojnë që lideri i ligës ka shpërfillur këshillat për stërvitje në grupe të vogla, që janë bërë nga ministria”, thuhet në një komunikatë të përbashkët.

Klubet kanë thënë se do të largojnë veten nga kjo sjellje dhe do të vazhdojnë t’i përmbahen rreptësisht udhëzimeve të qeverisë. Vazhdimi i përgjegjshëm dhe i sigurt i garës në Bundesligë mbetet prioritet.

Austria Vienna ka bërë një komunikatë tjetër.

“Ne jemi vërtetë shumë të dëshpëruar, pasi në javët e fundit ne kemi bërë çdo gjë që kemi mundur për të rifilluar stërvitjet dhe ndeshjet nën masa të skajshme. Më pas çdo gjë është rrezikuar me këtë veprim”.

Kampioni, Salzburgu, ka thënë se është shokuar dhe befasuar me çasjen e LASK-ut.

“Për shumë muaj kemi punuar së bashku. Qartë se jo të gjitha klubet dhe jo të gjithë individët janë të vetëdijshëm për këtë përgjegjësi të madhe”.

Ndërkohë drejtori menaxhues i LASK Linz, Andreas Protil i ka thënë agjencisë APA se dy njerëz kanë hyrë në qendrën stërvitore të klubit gjatë natës dhe kanë instaluar kamera. Incidenti është raportuar në polici.

“Jemi të shokuar që ka palë të tretë që janë të gatshme të depërtojnë në ambientet e klubit tonë me energji kriminnale në mënyrë që të kryejnë spiunazh industrial”, ka thënë Protil.

Klubet austriake janë lejuar që të kthehen në stërvitje më 20 prill me rregulla strikte. Grupi i lojtarëve është kufizuar në gjashtë. Stërvitjet e plota do të lejohen vetëm prej të premtes.
Shtuar më 14/05/2020, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori