Nistelroj tregoi qe akoma di te luaj futboll (VIDEO)
Albeu.com
Ish-sulmuesi i Real Madridit, Ruud van Nistelroj ka gjetur portën dy herë për të ndihmuar ekipin e tij të ri, Hamburg, të shënojë fitore me rezultat 3-1 në fushë të Stuttgart.Holandezi, i cili debutoi për Hamburgun vetëm disa minuta në ndeshjen e kaluar kundër Koln, u fut në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë të takimit të sotëm dhe shpërtheu duke shënuar dy gola (75’ dhe 77’) të shpejt që i dhanë edhe fitoren ekipit të tij në derbin e Bundesligës.

Hamburg kishte kaluar në epërsi që në pjesë të parë me golin e Marcus Berg, ndërsa vendasit e Stuttgart barazuan 10 minuta në pjesë të dytë me anë të Christian Trasch (55’), para se Nistelrooy të shënonte dy golat e fitores.

Nistelrooy është golashënuesi i dytë më i mirë në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka qenë golashënues më i mirë në tre kampionate të ndryshme, holandez, anglez dhe spanjoll.


Ja golat:

Shtuar më 14/02/2010, ora 01:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori