Nistelrooy: Operacioni ma vazhdoi karrieren
Pëlqej
Albeu.com
Sulmuesi i Real Madridit, Ruud Van Nistelrooy, është ndjerë mirë pas operacionit në gju dhe pret të rikthehet edhe më i fortë për sezonin e ardhshëm.
Holandezi 32-vjeçar bëri një ndërhyrje kirurgjike në SHBA dhe thotë se është dashur patjetër të hyjë në thika, pasi në të kundërtën karriera e tij do të ishte vënë në pikëpyetje.

“Është e vërtetë se tash kam 32 vjet, por një situatë të ngjashme e kisha edhe para tetë vitesh, andaj e di se si të përballem me këtë. Rikuperimi do të jetë i vështirë, por unë do të arrij”, ka thënë Nistelrooy.

“Ende duhet të shënoj shumë gola në fanellën e Real Madridit dhe kam shumë qëllime për të realizuar. Kjo është një prej momenteve më të vështira në karrierë, kjo është e qartë. Por unë kisha dy opsione, të heq dorë ose të luftoj. Unë vendosa të luftoj”, ka shtuar holandezi.
Shtuar më 14/11/2008, ora 20:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori