Një futbollist shqiptar shpallet “Lojtari i muajit” në kampionatin zviceran
Dy shqiptarë kanë zënë dy vendet e para në trofeun e “Lojtarit të Muajit” që jepet nga e përditshmja “Blick”.

Kjo e fundit kishte përzgjedhur 5 alternativa për votimin e tifozëve, ndërsa në vendin e parë me 39% të votave, fitues është shpallur sulmuesi Ezgjan Alioski.

Futbollisti shqiptar që vesh fanellën e përfaqësueses maqedonase, me të cilën i shënoi edhe Shqipërisë në Shkodër, ka shkëlqyer me fanellën e Luganos gjatë këtij muaji, ndaj ka marrë numrin më të lartë të preferencave.

I dyti është një protagonist i kombëtares kuqezi, mesfushori Taulant Xhaka, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Bazelit, ndërsa ka mbledhur 28 për qind të votave të tifozëve në sondazhin e kryer nga e përditshmja zvicerane.

Pas tyre, në renditje janë Dumbia i Bazelit me 13 për qind të votave, Pa Madu i Sonit me 11 për qind dhe Kustodio me 9 për qind./albeu.com/
Shtuar më 10/10/2016, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori