Një aeroport në Portugali merr emrin e Ronaldos
Madeira nga viti në vit po kthehet në ishullin “CR7”. Duke filluar nga e mërkura e javës së ardhshme aeroporti i ishullit që ndodhet në Atlantik do të marrë emrin “Aeroporto Cristiano Ronaldo”.

Njeriu më i famshëm i atij vendi ka që tani një muze të tijin, një hotel dhe një statujë. Vendimi për të emëruar aeroportin në nder të 32 vjeçarin u mor që në korrikun e kaluar pasi Portugalia fitoi Euro 2016.

Në javën e kaluar punëtorët kanë vendosur një fotografi të tijën mbi hyrjen kryesore.

Shtuar më 26/03/2017, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori