Një arbitër i njohur anglez gjykon Partizanin në Champions
Partizani do të gjykohet nga një arbitër i njohur anglez në sfidën e parë të UEFA Champions League mes Partizanit dhe Salsburgut të martën në mbrëmje në “Elbasan Arena”.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Michael Oliver, i caktuar arbitër kryesor për 90 minutëshin e të kuqve në takimin vendimtar, ndërsa ndihmës të tij do të jenë anglezët Stuart Burt e Adam Nunn.

31-vjeçari Oliver është një arbitër i ri por ai ka arritur t’i ngjisë me shpejtësi shkallët e karrierës ku numëron shumë ndeshje në anenën ndërkombëtare. Ai drejton ndeshje në Premier League që prej vitit 2010, ndërsa në FIFA është regjistruar gjatë vitit 2012.

Gjithsesi, një lidhje me Shqipërinë Oliver e ka pasi ai ishte gjyqtari i katërt në sfidën e Euro 2016 mes Francës dhe Kuqezinjve ku skuadra e Deschamps fitoi me rezultatin 2-0.
Shtuar më 24/07/2016, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori