Një ditë me Ronaldon, ja jeta mes luksit dhe fiksimet e yllit portugezit (FOTO LAJM)

ronaldo
Ronaldo tashmë është në Itali dhe Juventusit i ka kushtuar 100 milionë për ta marrë në skuadër, blerja më e shtrenjta në Seria A.

Jeta në Torino po i jep mundësinë atij të bëjë një jetë super luksoze. 31 milionë euro në sezon është paga e tij, por kjo shumë shkon edhe më shumë për shkak të sponsorëve.

Në vilën e tij nuk mungon asgjë. Futbollisti adhuron orat dhe koleksioni i tij arrin deri në 2 milionë euro. Për të festuar ai zgjedh gjithmonë verë që kushton me shifra me katër zero.

Flitet se së shpejti ai do të zhvillojë një dasëm përrallore me të fejuarën e tij Georgina Rodriguez. E përjavshmja “Chi” ka bërë një llogari të portugezit, nga ora me 420 diamante te shisja e verës dhe ditëlindja e fëmijëve.
Shtuar më 21/11/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori