Një ditë më shumë thjesht për asgjë, Barcelona dështoi
Pëlqej
Dita e afatit nuk arriti të prodhojë asgjë të re për Barcelonën në lëvizjene tyre për Philippe Coutinho dhe Angel Di Maria.

Paris Saint-Germain e ka bindur pasditen e premte, se një marrëveshje për Di Marian nuk mund të arrihej me klubin francez . Ndërkohë, Liverpool ende nuk pranoi të negociojë pavarësisht se një ofertë prej 160 milionë eurosh u dërgua nga Barcelona, përcjell Albeu.com.

Barcelona në këtë mënyrë ka dështuar në këtë merkato. Duke u përmendur emrat më prestigjiozë në mesfushë dhe duke mos realizuar asgjë. Ndoshta fajin e ka 222 milionshi i Neymarit që dukeshin sikur duhej të shpenzoheshin si 200 milioardë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori