Një ditë para ndeshjes, boksieri shqiptar takohet me Anthony Joshuan
E nesërmja do të jetë ditë e madhe për Florian Markun, i cili do të ndeshet me çekun Miroslav Serban.

Meçi do të zhvillohet në Angli, vendlindjen e ish-kampionit të botës në peshat e rënda Anthony Joshua.

Para ndeshjes, Marku pati kënaqësinë të takohej me Joshuan, nga i cili pa dyshim morri edhe këshilla për ndeshjen e nesërme.

Para pak çastesh, të dy boksierët përfunduan matjet e tyre dhe janë gati për aksion nesër mbrëma në arenën 02 në Londër.
Shtuar më 19/09/2019, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori