"Një ëngjëll me fytyrë të ndyrë", prestigjiozja italiane shkruan për Hysaj: Si Gatuzo, luan se ka mushkëri të tretë
Elseid Hysaj është në fazën e ringritjes së karrierës pas problemeve të shumta në kohën kur Ançeloti mori drejtimin e Napolit.

Thuajse në asnjë moment të vetëm nuk iu besua fanella e titullarit për t’u ulur edhe më shumë vetbesimin, që reflektoi edhe në paraqitje të dobëta në ato pak momente që mbrojtësi shkodran mund të tregonte veten.

Tifozët e Napolit e kanë sulmuar së tepërmi duke kërkuar largimin e menjëhershëm nga ekipi.

E teksa pritej vetëm zyrtarizimi i ndarjes, ndërsa menaxheri Xhuifredi paraqiti letrën e lamtumirës te presidenti i klubit, vjen Gatuzo për të ndryshuar gjithçka.

Hysaj është një zgjedhje e parë dhe pse me pak ndryshime, pasi po preferohet më tepër në rolin e mbrojtësit të majtë. Për këtë arsye media prestigjoze italiane “Gazzetta.it” ka shkruar një artikull që tregon ndryshimin e madh pas ardhjes së Gatuzos.

“Një ëngjëll me fytyrë të ndyrë është simboli i një ekipi që po mëson të jetë punëtor dhe i aftë që të shpreh lojë cilësore. Dhe në fund të fundit, për Napolin e Rino Gatuso nuk mund të ishte ndryshe. Karriera e tij si mesfushor dhe njeriu që nuk ngopet kurrë nga suksesi e tregon atë. Dhe kështu fytyra simbolike është ajo e Elseid Hysaj, një mbrojtës 26-vjeçar me pothuajse 200 ndeshje në Seria A.

Të shtunën e kaluar Hysaj u zgjodh në të majtë para Rui dhe Ghoulam, që po ecnin në stërvitje.

Dy njerëz që u ndëshkuan për të ndenjur në tribunë, me trajnerin që favorizon ata lojtarë që stërviten gjithmonë për të dhënë më të mirën e tyre.

Dhe Hysaj është thjesht ky lloj lojtari. Ndoshta jo me këmbë të shkëlqyera, por me një mushkëri të tretë rezervë që gjithmonë i lejon atij që të bëj një vrapim më shumë se çdo kundërshtar në krah”, shkruhet në artikull.

/Sport Ekspres/
Shtuar më 10/11/2020, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori