Një fitore me Bjellorusinë do ti mbushte "xhepat" Kombëtares tonë
Fitorja ndaj Kazakistanit mbajti në lojë Shqipërinë në garën për vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Tashmë kuqezinjtë duhet të mposhtin Bjellorusinë po në "Air Albania" të mërkurën për të realizuar objektivin dhe për të siguruar vendin e parë në grup.

Një vend i parë që jo vetëm do ta ngjisë Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Nations Leagues, por mund ta pozicionojë në një vazo më të lartë për shortin e eliminatoreve të Botërorit "Katari 2022" dhe njëkohësisht do t’i garantojë arkave të FSHF-së shumën e 1 milion e 125 mijë eurove që UEFA-ja ua jep skuadrave që fitojnë grupet në Ligën C, para që mund t’i shërbejnë Federatës… për të ardhmen e ekipit kombëtar.

Ndeshja Shqipëria-Bjellorusia, do të luhet të mërkurën në orën 16:00.
Shtuar më 16/11/2020, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori