Një fitore në 7 ndeshjet e fundit për Interin, tronditet stoli Spallettit
Interi u eleminua mbrëmë nga Liga e Kampioneve teksa barazoi 1-1 në San Siro ndaj PSV-së. Kjo ka ka irrituar tifozët e Interit teksa kërkojnë shkarkimin e Luciano Spallettit, shkruan Albeu.com.

Në 7 ndeshjet e fundit, të luajtura në harkun kohor të rreth 5 javëve, kanë qenë një horror i vërtetë për zikaltrit, që kanë arritur të fitojnë vetëm një prej tyre, atë ndaj Frosinones dhe kanë humbur 3 ndeshjedhe kanë barazuar po 3.

Ndërkohë sfida e fundjavës përballë Udineses do të jetë një test i rëndësishëm më tepër për Spallettin, sesa për Interin, që ka “larë duart” me titullin, por duket në rrugë të mbarë për një vend në zonën Champions. /albeu.com/



Shtuar më 12/12/2018, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori