Një agjent shqiptar kërkon të dërgojë Pjanic te Reali
Pa dyshim është e qartë se Fali Ramadani (56 vjeç) dhe agjencia “Lian Sport” mbetet më me ndikim në Serbi.

Ai është aktualisht i angazhuar në bisedime me Real Madridin për klientët e tij, Luka Jovic dhe Miralem Pjanic. Ky i fundit nuk ka shkëlqimin e sezonit të kaluar te Juventusi, por që mendohet se gjatë verës të kalojë te madrilenët.

Mediat serbe raportojnë se agjenti i tij tashmë ka nisur negociatat me klubin spanjoll dhe mendohet se për një shumë prej 60 milionë eurove, boshnjaku gjatë verës do të kalojë te mbretërit gjersa për serbin, bisedimet kanë ngecur.Pos Miralem Pjanicit (vlera 70 milionë euro), klientët e shqiptarit janë edhe Khalid Coulibaly (70 milionë- Napoli), Marcos Alonso (45 milionë euro – Chelsea), Ivan Perisic (35 milionë – Inter) dhe shumë të tjerë.

Ramadani është shqiptar i lindur në vitin 1953 në Tetovë, ku emrin e vërtetë e ka Abdilgafar dhe në dhjetë vjetët e fundit thuhet se është negociatori më me ndikim në klubet e mëdha të Evropës.
Shtuar më 02/05/2019, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori