Një gol i "çmendur" nga Company dërgon City-n me një këmbë drejt titullit (VIDEO)
Manchester
City ka arritur të mposhtë minimalisht
Licester Cityn në ndeshjen e para fundit të kampionatit.
Citizens nuk e patën aspak të lehtë të shkonin te
goli pasi
Licester kishte parkuar autobuzin duke mos i lënë aspak hapsira futbollistëve të
Cityt.
Pjesa e parë u mbyll pa
goli edhe pse
City gjatë gjithë kohes mbeti në sulm por Schmeichel arriti të bënte disa pritje mjaft të mira, ndërsa sulmet në krahun tjetër ishin me pikatore.
Pjesa e dytë do të niste akoma me më shumë forca sulmuese për
Cityn por
goli do të vononte dhe do të vinte vetëm në minutën e 70’, po nga kush? Nga ai që gjithkush me pak e mendonte belgu Company lëshon një bombë nga jashtë zone për të shënuar golin e titullit për
Cityn dhe golin e jetës për të personalisht.
Do mjaftonte ky gol deri në fundin e ndeshjes edhe pse
Licester u mundua te jepte maksimumin në ato pak mimuta me rastin më të mirë të humbur nga ishi i
Cityt, Iheanacho i cili bën një goditje të shëmtuar përballë me portën.
Tashmë
City shkon në kuotën e 95’ ndërsa Liverpool 94’. Këtë fundjavë do të zyrtarizohet gjithçka pasin do të luhen ndeshjet e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2019,
ora 23:02