Një gol për tri pikë nga Atletico (VIDEO)
Pëlqej
Atletico Madridi është mjaftuar me një gol si mysafir i Alemrias në Estadio de los Juegos Mediterraneos.
Kampioni nuk u tregua i rrezikshëm përballë një mbrojtjeje solide të vendasve në pjesën e parë, ashtu që rrjetat heshtën.

Në pjesën e dytë, mysafirët u organizuan dhe arritën ta zhbllokojnë rezultatin.

Një harkim nga këndi i ekzekutuar nga Koke shkoi drejt Mirandas, i cili realizoi (60’).

Pas pesë xhirosh, Atletico Madridi ka 11-të pikë, një pak se Barcelona që sonte (e mërkurë) luan kundër Malagas.

Shtuar më 24/09/2014, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori