Një hap larg golit të 700 në karrierë, Ronaldo në ndjekje të legjedave (FOTO LAJM)
Cristiano
Ronaldo nuk di të ndalet. Kundër Luksemburgut ai shënoi golin e 699 në karrierë, teksa i duhet vetëm një gol për të kapur shifrën e 700 golave.
Objektivi numër një i Ronaldos është që të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjithë kohëve për Kombëtare.
Ai ka aktualisht 94
gola, 15 më pak se më i miri në histori, Ali Daei (109).
Objektivat tjera të CR7 do të jenë; arritja e Josef Biscan që ka
shënuar 805
gola në 530 ndeshje (Sezonet 1928-56), Pele 779 në 842
paraqitje (1956-77), Romario 748
gola në 965
paraqitje (1985-09)- më afër të arritshëm janë Puskas 709
gola në 720
paraqitje (1943-66), Gerd Müller 701 në 762
paraqitje (1962-83).
Messi, deri më tani ka
shënuar 668
gola në 823
paraqitje dhe është dy vite më i ri se
Ronaldo.
Shtuar më 12/10/2019,
ora 13:16