Historia e Barcelonës lidhet ngushtë edhe me numrin legjendar 10, të cilin ndër vite e kanë mbajtur emra të mëdhenj të futbollit botëror, që kanë fituar shumë trofe vendor dhe ndërkombëtar me klubin Blaugrana.
Barcelona është klubi i themeluar në vitin 1899 nga një grup zviceranësh, spanjollësh, anglezësh dhe futbollistët vendas katalunas të udhëhequr nga Joan Gamper.
Klubi është bërë një simbol i kulturës katalunase, prandaj moto e tyre e njohur është “Més que un club” apo “Më shumë se një klub”. Ndryshe nga shumë klube të tjera të futbollit, mbështetësit e kanë dhe drejtojnë Barcelonën.
Brenda vendit,
Barcelona ka fituar një rekord prej 74 trofesh: 26 La Liga, 30 Copa del Rey, 13 Superkupa të Spanjës, 3 Copa Eva Duarte dhe 2 trofe të Copa de la Liga, si dhe mbajtës rekord për katër garat e fundit.
Në futbollin ndërkombëtar të klubeve, klubi ka fituar 20 tituj evropianë dhe botërorë: 5 tituj të Ligës së Kampionëve, 4 Kupa të Kupave të UEFA-s, 5 Superkupa të UEFA-s, si dhe 3 Kupa të Botës për Klube.
Barcelona është një nga skuadrat më të mbështetura në botë, dhe klubi gjatë gjithë historisë ka pasur në gjirin e saj emra të mëdhenj futbollistësh.
Lojtarët e Barcelonës kanë fituar një
numër rekord të çmimeve të Topin e Artë (12), si dhe një
numër rekord të çmimeve të Lojtarit të Vitit nga FIFA (7).
Megjithatë, kjo nuk është e tëra, pasi
Barcelona ka një histori interesante të lidhur me numrin legjendar 10. Gjatë viteve ky
numër është mbajtur nga emra të njohur futbollistësh, të cilët kanë fituar çdo trofe të mundshëm.
Gazeta AS ka sjell një listë me emra të mëdhenj që kanë bartur këtë
numër të fanellës së Barcelonës ndër vite, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë:
Luis Suarez Miramontes
Lojtari i lindur në Coruna ishte me Barcelonën mes viteve 1954-1961 dhe kishte
veshur fanellën me
numër 10 gjatë sezonit 1960/61.
Juan Manuel Asensi
Asensi ishte me Barcelonën nga viti 1970 deri në 1981 dhe kishte
veshur fanellën me
numër 10 në sezonin 78/79.
Diego Armando Maradona
Legjenda argjentinase veshi
fanellën me
numër 10 për dy sezonet e tij me FC Barcelonën në vitet 1982-1984.
Steve Archibald
Ish-lojtari i Aberdeen dhe Spurs kishte
veshur fanellën me
numër dhjetë gjatë sezonit 85/86, ndërsa ka kaluar gjithsej tre sezone në Camp Nou.
Robert Fernandez
Fernandez ishte një lojtar i Barça nga viti 1986 deri më 1990 dhe mbante
fanellën me numrin dhjetë për sezonin 89/90.
Pep Guardiola
Trajneri aktual i Manchester Cityt ishte te Barça nga viti 1990 deri në vitin 2001 duke
veshur fanellën me numrin ’10’ në sezonin 91/92.
Robert Witschge
Lojtari holandez ishte me Barcelonën nga viti 1991 deri në vitin 1993 duke
veshur fanellën me
numër 10 në sezonin 91/92.
Guillermo Amor
Amor ishte me Barçën për një dekadë si lojtar, po ka mbajtur
veshur fanellën me
numër 10 vetëm në sezonin 92/93.
Eusebio
Lojtari i Valladolidit kishte një
numër të madh numrash të fanellave gjatë qëndrimit të tij në
Barcelona (1988-1995). 10-shin e mbajti në sezonin 92/93.
Hristo Stoichkov
Legjenda bullgare kryesisht mbante numrin 8 në kohën e tij në klub, por e ndryshoi atë në 10 për sezonin 93/94.
Romario
Braziliani Romario kishte
veshur fanellën me nr.10 në të dy sezonet e tij te
Barcelona, 93/94 dhe 94/95.
Gheorghe Hagi
Reprezentuesi rumun përdori
fanellën me
numër dhjetë në një kohë të sezonit 94/95.
Lluis Carreras
Carreras ishte një mesfushor mbrojtës dhe një mbrojtës i krahut, por barti
fanellën me
numër 10 në një kohë të sezonit 95/96.
Roger Garcia
Spanjolli Garcia luajti me Barçën gjatë viteve 1995–1999 dhe barti
fanellën me
numër 10 në sezonet 94/95 dhe 95/96.
Jari Litmanen
Ylli finlandez ishte pjesë e ekipit katalunas për tre sezone duke
veshur fanellën me
numër ’10’ në sezonin 99/00.
Giovanni
Braziliani ka mbajtur
veshur fanellën me
numër 10 në tre sezonet e tij me Barcelonën (1996-1999).
Rivaldo
Ylli kreativ brazilian veshi
fanellën me nr.10 në të dy sezonet 200/01 dhe 2001/02, ndërsa ai kaloi pesë vjet në total me ekipin katalunas.
Roman Riquelme
Argjentinasi magjik luajti një kohë të shkurtër te
Barcelona, por mbajti
fanellën me
numër 10 për një sezon (2002-03).
Ronaldinho
Lojtari krijues brazilian ishte njëri nga lojtarët që barti më gjatë
fanellën me
numër 10 te Barça. Ronaldinho kishte këtë
numër në pesë sezonet e tij në Kataluni (2003-2008).
Lionel Messi
Messi bëri debutimin e tij në ekipin e parë në vitin 2004 dhe ka
veshur fanellën me
numër 10 me ekipin nga Camp Nou që nga sezoni 2008/09 deri në ditët e sotme.
Shtuar më 03/01/2021,
ora 18:01