Një javë pezullim për Ramos, paralajmërim për Mou-n
Sergio Ramos dënohet me një ndeshje pezullim në kampionat pas kartonit të kuq të marë në sfidën e fundit ndaj Rayo Vallecanos. Mbrojtësi madrilen që shënoi dhe u ndëshkua më pas me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 17, do të mungojë në takimin ndaj Deportivo La Corunas.

Tek madrilenët ka sirena alarmi edhe për trajnerin Jose Mourinho, që pas kartonit të marë në minutën e 74 të sfidës ndaj Rayo Vallecanos, mer një paralajmërim nga Komisioni Disiplinës në federatën spanjolle të futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2013, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori