Një kampion më pak (VIDEO)
Sulmuesi hollandez Ruud Van Nistelrooy i dha fund karrierës aktive në futboll. Bomberi i Malagas luajti dje ndeshjen e fundit si futbollist përballë Sporting Gijon, ndeshje ku skuadra spanjolle siguroi zonën Champions.

Në një komunikatë për mediat, sulmuesi që arriti majat me Manchester United dhe Real Madrid, falenderoi të gjithë personat që e kanë ndihmuar në karrierë.

"Të dielën luajta ndeshjen time të fundit si profesionist. Ëndrra ime e madhe ishte të luaja Ligën e Kampioneve me Malagën dhe ia arritëm të merrnim një vend për në sezonin tjetër, por për mua ka ardhur momenti për tu larguar. Nivelet e larta nuk janë të përballueshme nga fiziku im”, theksoi Van Nistelrooy.

35-vjeçari ka luajtur gjatë karrierës së tij me Den Bosch, Heerenveen, PSV Eindhoven, Manchester United, Real Madrid, Hamburg dhe Malaga. Në 557 ndeshje ka shënuar 338 gola. Bomberi ka fituar 5 kampionate kombëtare në tre shtete. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2012, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori