Një Kombëtare "Made in Kosovo" (FOTO LAJM)

Lorik Cana - Prishtinë 56 ndeshje - 1gol
Ata i dhanë një formë krejt tjetër Kombëtares shqiptare. Ndonëse në fillim angazhimi i tyre u pa me skepticizëm, askush s’mund ta mohojë sot kompetivitetin që i dhanë ata skuadrës kuqezi.

Në plot 294 ndeshje(miqësore dhe kualifikuese), futbollistët kosovarë të pajisur me nënshtetësi shqiptare e kanë veshur fanellën kuqezi duke dyfishuar edhe tifozët e kësaj përfaqësueseje, tashmë mbarëkombëtare, njofton Albeu.com.

Në një farë mënyre duket se Kombëtarja është "e varur" (në kuptimin e mirë të fjalës) tashmë nga lobi kosovar, kjo edhe për shkak të cilësisë që ata sjellin në organikë.

Duke filluar nga Arian Beqaj (lojtari i parë kosovar që ka luajtur pas viteve 90 me Shqipërinë) e deri tek aktivizimi i Mavrajt, Etrit Berishës dhe Mërgim Brahimit, numri i kosovarëve që kanë veshur fanellën kuqezi ka shkuar në 14, duke përbërë kështu simbolikisht një skuadër më vete.

Sot emra të rinj dhe me të ardhme të ndritur si: Ujkani, Etrit Berisha, Ahmed Januzi dhe Mërgim Mavraj janë pjesë e Kombëtares edhe tani që në krye të stolit është italiani Gianni De Biasi.

Ndërkohë që "peng" i tifozëve kuqezi është sulmuesi i Brisbane Roar, Besart Berisha, i cili për shkak të largësisë me Australinë nuk ka mundur të jetë pjesë e ekipit kombëtar. Por shpresojmë që në një të ardhme të afërt ti bashkohet Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2012, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori