Një lajm i shkëlqyer për Arsenalin
Kryetrajneri i Aresnalit, Arsene Wenger ka lajmëruar se shumë shpejt do të rikthehen nga lëndimet futbollistët Jack Wilshere dhe Santi Cazorla.

Ky lajm e ka kënaqur trajnerin pasi për pak javë mesfushorët do të kthehen në fushë, pasi janë më drejt shërimit nga lëndimet që pësuan.

Mesfushori Wilshere nuk ka qënë i pranishëm gjatë gjithë sezonit, ndërsa Cazorla ka bërë mungesa fundi i muajit nëntor.

Jack dhe Santi po përparojnë, por nuk do të jenë gati edhe për pak javë”, ka thënë Wenger.

“Danny Welbeck do të kthehet shumë shpejt pasi ka nisur ushtrimet me klubin”, ka thënë më tej francezi.

Skuadra e Arsenalit këtë të shtunë luan ndaj Burnleyt në FA Cup dhe më pas më 2 shkurt do të përballet me Southamptonin në Premier Ligë./Albeu.com/
Shtuar më 28/01/2016, ora 21:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori