Një mal me para! Interit do t'i kushtojë mjaft shtrenjtë shkarkimi i Spalletit
Interi do të detyrohet t’ia paguajë Luciano Spallettit hiç më pak se 25 milionë euro në kompensim, pasi do ta largojë atë para përfundimit të kontratës së tij me klubin.

Corriere dello Sport dhe Sky Sports raportojnë se Antonio Conte do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Interin gjatë kësaj jave duke marrë vendin e Spalletit, por kjo nuk do të ndodhë pa kosto për Interin.

Mësohet se ndarja me Spallettin, i cili ka kontratë me klubin deri më 2021, nuk do të jetë i lirë për Interin, pasi klubi do të detyrohet t’ia paguajë atij 25 milionë euro në kompensim.

Presidenti i Interit Steven Zhang, ndërkohë, e përdori Instagramin jo vetëm për ta festuar kualifikimin në Ligën e Kampionëve por edhe për të sugjeruar se do të ketë ndryshime të mëdha.

“Nëse jeta është udhëtim magjik, atëherë një pjesë e imja është në të. Do ta bëj më të mirën për këto ngjyra”, shkroi ai.
Shtuar më 27/05/2019, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori