Një muaj stop për Schweinsteiger
Bastian Schweinsteiger Foto:AP
Bayern Mynih fitoi ndeshjen e djeshme ndaj Napolit, siguroi kualifikimin për në fazën tjetër por humbi një prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm, mesfushorin Bastian Schweinsteiger.

Gjermani u dëmtua pas një përplasje me Gokhan Inler dhe u detyrua të lerë fushën e lojës. Pas analizave të kryera, doktorët morën vendimin ta operonin menjëherë mesfushorin bavarez.

Operacioni u krye pas mesnate dhe përfundoi me sukses, thonë mjekët e Bajern Mynih por Schweinsteiger do të mungojë rreth një muaj në fushat e blerta. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori