Një mundësi e artë, Arena Kombëtare mund të presë këtë finale kupe
Pëlqej
Arena Kombëtare” është një nga 9 kandidaturat zyrtare për zhvillimin e Superkupës së Europës për vitin 2020. Është vetë qeveria europiane e futbollit që ka publikuar në faqen e saj emrat e vendeve me stadiumet respektive që synojnë të organizojnë ndeshjen mes fitueses së Champions Leagues dhe asaj të Europa Leagues për sezonin 2019 – 2020.

9 federatat që kane plotësuar dokumentacionin për këtë event janë:

1 – Shqipëria me “Arena Kombëtare”, Tiranë

2 – Bjellorusia me “Dinamo Stadium”, Minks

3 – Finlanda me “Helsinki Olympic Stadium

4 – Franca me “Grand Stade de Nice”

5 – Izraeli me “Sami Ofer”, Haifa

6 – Kazakistani me “Almaty Central Stadium

7 – Moldavia, me “Zimbru Stadium” Kishiniev

8 – Irlanda e Veriut me “National Football Stadium”, Belfast

9 – Portugalia me “Dragão Stadium”, Porto.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do ta shpallë kandidaturën fituese në maj të këtij viti./albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori