Një nga njerëzit më të dashur në Madrid ndodhet në gjendje kritike për jetën
Real Madridi ka filluar sezonin 2017/18 me një mungesë në stafin e tyre, Agustin Herrerin

Agustin Herrerin nuk është më delegati i Real Madridit për ndeshjet e tyre për një kohë të pacaktuar pasi ka probleme shëndetësore dhe nuk mundet ta kryejë këtë pozitë që e kishte mbajtur për vite me radhë në klubin madrilen, përcjell Albeu.com.

Herrerin i cili gjithmonë ka pritur lojtarët Madrilen duke hyrë në fushë, gjithashtu ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me lojtarët Madrilen, ishte delegati i ndeshjes për Real Madridin që nga viti 1999.

Vendin e tij do ta trashëgojë Megia Davila, i cili ka qenë pjesë e stafit të Real Madridit për 50 vite me radhë. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2017, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori