Një penallti ia dhuruam ne, një arbitri
Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, ka komentuar me qetësi humbjen 3-1 ndaj Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve, por pa harruar të kritikojë gjykimin e arbitrit të ndeshjes.

“Më vjen keq për 11-metërshin e dytë sepse duheshin vetëm 3 minuta nga përfundimi i pjesës së parë. Një penallti e dhuruam ne, tjetrën arbitri. Penalltia e dytë nuk ishte. Dalim me kokën lart. Pas rezultatit 1-1 mendoja se mund të kalonim turnin sepse ishte Barcelona nën presion, por goli i dytë i zhbllokoi psikologjikisht dhe filluan të pasonin mirë topin”, theksoi Allegri në konferencën e shtypit pas ndeshjes.

“Luajtëm një pjesë të parë të mirë dhe deri në fund u munduam të rihapnim ndeshjen. Nuk kam përse të ankohem, djemtë dhanë gjithçka në fushë”, shtoi Allegri, i cili nuk dha detaje për dëmtimin e ri të Patos.

Sulmuesi brazilian hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, por doli vetëm pas 14 minutash lojë pas problemit muskular të radhës. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori