Një përbindësh për sulmin, zbulohet ëndrra e madhe e Paraticit për verën e 2021
Nuk është një mister që Juventusi kërkon një pykë për të marrë vendin e Higuainit. Në krye të listës janë Milik dhe Ikardi, por drejtori sportiv Paratiçi ëndërron një goditje të madhe surprizë. Ndoshta jo menjëherë këtë verë, por për të ardhmen e afërt.

Bëhet fjalë për Erling Halandin, kampionin e ri të Dortmundit, që është bërë protagonist këtë sezon fillimisht me fanellën e Salcburgut dhe tani me gjigantët e Bundesligës.

Është emri i talentit norvegjez ai që turbullon mendimet e kampionëve të Italisë që kërkojnë një profil të madh për t’u përgatitur për jetën pas Kristiano Ronaldos, kontrata e të cilit skadon në 2022.

Fillimisht, zgjidhja emergjente mendohet të jetë Milik, për t’u hedhur në sulm në verën e 2021-shit për Halandin.

Një operacion jo i pamundur, duke qenë se Haland mund të çlirohet nga kontrata me Borusian për “vetëm” 75 milionë euro falë klauzolës. Por për të bindur lojtarin, duhet një kontratë me dopioshifra dhe duhet lëvizur në kohë, sepse në gjurmët e tij është edhe Reali që mund të prezantohet në Gjermani me një valixhe me 100 mln euro.
Shtuar më 25/05/2020, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori