Një pikë e Barçës epërsi, nuk është asgjë
Trajneri portugez i Realit të Madridit, Jose Mourinho, është shprehur i lumtur që skuadra e tij ka arritur të "rizgjohet" nga java e kaluar, duke shënuar fitore si mysafire kundër Espanyolit, me rezultat 4:0.

"Arritëm të dalim nga situata e vështirë. Brenda tetë ditësh kemi shënuar 13 gola (kundër Rayo Vallecanos, Ajaxit dhe Espanyolit)".

"Jam i lumtur për tërë skuadrën, por sidomos futbollistët që deri më tani kanë pasur më pak hapësirë për lojë, por të cilët e shfrytëzuan në mënyrën më të mirë të mundshme.

Aktualisht renditjen në Primera Division e kryesojnë me pikë të njëjta Barcelona dhe Levante, derisa Reali ngec një pikë.

"Ajo që meriton të gjitha lëvdatat është Levante, sepse është skuadër më e vogël se sa Barcelona dhe nuk ka prestigj. Megjithatë, po shihet se ka vlera. Barça është vetëm një pikë para nesh dhe kjo nuk është asgjë".

"Bëhet fjalë për një pikë epërsi, jo për 10, 20 apo 30 pikë. Natyrisht se do të dëshiroja që ne të kryesonim me një pikë epërsi, por po e përsëris një pikë nuk është asgjë", ka shtuar Mourinho.
Shtuar më 04/10/2011, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori