Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Një pikë në dy ndeshje, Reali nis të bëjë llogaritë për të kaluar grupet e Champions
Goli i Kasemiros nxori nga një situatë shumë e keqe Realin e Madridit dhe tani madrilenët duhet të bëjnë llogaritë për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

Duhet të luhen edhe 4 ndeshje në grupe dhe Reali mund t’ia dalë me 10 pikë të tjerë nga 12 të mundshme.

Edhe me tri fitore mund të kualifikohet, por do të varet nga rezultatet e tjera në grup.

Një humbje në Gjermani do të kishte zbehur shanset e Realit për kualifikim dhe për t’u kualifikuar do të duheshin fitore në 4 ndeshjet e mbetura.

Reali do të presë Interin dhe Gladbahun në Valdebebas, por si udhëtues duhet të shkojë në Itali për të luajtur me zikaltrit dhe në Kiev.
Shtuar më 28/10/2020, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori