Një shqiptare nga Kosova po shkëlqen në Rusi
Pëlqej
Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar duelin me Natsumi Tsunodan e Japonisë në repechange në kategorinë deri në 52 kilogramë, për t’iu afruar medaljes së bronztë në “Mastersin” që po mbahet në Rusi.

Krasniqi për medaljen e bronztë do të luftojë me rumunen Alexandra-Laris Florian, transmeton Koha.net.

Në rrugëtimin drejt medaljes së artë, ajo u eliminua në çerekfinale nga rusja Natalia Kuziuntina.

"Mastersi" është gara e fundit e vitit në xhudo. Në të paraqiten vetëm xhudistët që zënë 16 vendet e para në rangimin e secilës kategori.
Shtuar më 16/12/2017, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori